Ilustrim

Gruaja raporton në polici për dhunën e ish-bashkëshortit ndaj djalit 9 vjeçar

Një grua në Prishtinë ka raportuar para dy ditëve në polici për dhunën ndaj djalit të saj nëntë vjeçar.

Sipas njoftimit nga ana e policisë, gruaja ka raportuar se ish-bashkëshorti i saj, së bashku me gruan e tij, kanë ushtruar dhunë fizike ndaj djalit të saj nëntë vjeçar, i cili pas ndarjes së prindërve jeton me babain e tij.

Me rastin po merren njësitet relevante policore, ndërsa me urdhër të prokurorit, rasti do të hetohet në procedurë të rregullt.