Ilustrim

Gruaja raporton në polici kanosjen me armë nga vjehrri i saj

Mbrëmë rreth orës 20:30, një grua në Prishtinë ka raportuar një rast të dhunës në familje.

Sipas njoftimit, gruaja ja raportuar se është kanosur me armë nga vjehrri i saj.

Pas raportimit, policia ka bërë të ditur se në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse policore, ndërsa gjatë kontrollit në shtëpi kanë gjetur dhe konfiskuar një pushkë, punim dore, dhe një pushkë tjetër të çmontuar.

Me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt.