Ilustrim

Gruaja raporton burrin për dhunë dhe përdorim të drogës

Një grua në Prishtinë ka raportuar gjatë ditës së djeshme në polici për dhunën që ushtron burri ndaj saj.

Viktima dje rreth orës 10:00 ka raportuar në polici se bashkëshorti i saj është përdorues i substancave narkotike dhe që një kohë të gjatë e kërcënon dhe ushtron dhunë psikike ndaj saj.

I dyshuari për këtë rast është arrestuar dhe me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.