
Gruaja raportoi se u kërcënua nga ish- bashkëshorti
04.2.2023 - 10:02
Një grua ka raportuar në polici një kërcënim të cilin thotë se e ka marrë nga ish bashkëshorti i saj.
Ngjarja sipas policisë ka ndodhur dy ditë më parë rreth orës 19.
Rasti është raportuar në Mitrovicë ndërsa kërcënimet siç ka njoftuar policia janë bërë përmes rrjeteve sociale.
I dyshuari është shtetas i Shqipërisë ndërsa nuk është dhënë ndonjë informacion se a është kontaktuar i njëjti për këtë çështje.
Rasti siç ka thënë policia është nën hetime.