Ilustrim

Gruaja raportoi se u dhunua, policia arreston një person në Obiliq

Një grua ka raportuar në Policinë e Kosovës partnerin e saj me të cilin ishte duke bashkëjetuar prej 4 muajsh.

Kjo për arsye se gruaja pretendon se partneri i saj ka shkaktuar dhunë dhe e ka kërcënuar duke e detyruar të kryej marrëdhënie seksuale pa dëshirën e saj.

Ngjarja  sipas policisë pretendohet se ka ndodhur më 25.07.2024 ndërsa një ditë më pas gruaja e raportoi rastin.

Viktima  është dërguar për ekazminim mjekësor ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

Rasti është cilësuar si dhunim.