Ilustrim - Arrestim, Foto: KALLXOcom

Gruaja raportoi në polici se partneri i saj e kërcënoi se do t’ia dhunoj vajzën e mitur

Një grua ka raportuar në polici, partnerin e saj me të cilin ishin duke bashkëjetuar.

Rasti është iniciuar gjatë ditës së djeshme në orët e mëngjesit në Fushë Kosovë.

Gruaja në cilësinë e viktimës ka raportuar në polici se partneri i saj pas një mosmarrëveshje e kishte ofenduar si dhe e kishte kërcënuar se do t’ia dhunojë vajzën e mitur.

Në lidhje me rastin janë intervistuar të dy palët e përfshira dhe është njoftuar edhe prokurori kujdestar.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Rasti është inicuar si dhunë në familje.