Policia e Kosovës

Gruaja që ishte raportuar e zhdukur, në Polici e denoncon një të dyshuar për dhunim

Një grua dyshohet se gjatë kohës sa ishte raportuar e zhdukur, ishte dhunuar.

Fillimisht, një burrë ka raportuar tek organet e rendit se ajo ishte larguar nga shtëpia dhe nuk dihej vendndodhja e saj.

Rasti është raportuar në Fushë Kosovë.

Sipas raportit policor, pasi ishte raportuar si e zhdukur, viktima së bashku nën shoqërinë e ankuesit është paraqitur në stacion policor për raportim të rastit ‘dhunim’.

Lidhur me rastin viktima është intervistuar sipas procedurave, dhe e njëjta është dërguar për ekzaminim mjekësor, po ashtu është arrestuar një i dyshuar i cili me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.