Gruaja që humbi djalin dhe burrin në masakrën e Srebrenicës, vdiq një ditë para verdiktit të Ratko Mlladiq

Emina Merxhiç, burri dhe djali i së cilës u vranë në masakrën ndaj boshnjakëve në Srebrenicë, në korrikun e vitit 1995, ka vdekur të hënën, përpara verdiktit të shumëpritur ndaj Ratko Mlladiq.

BIRN ka realizuar  një intervistë me të në 25 vjetorin e masakrës së Srebrenicës.

Kur djali i Emina Merdziç, Azmiri, u largua me të atin Salihun dhe boshnjakë të tjerë në një përpjekje për të shpëtuar nga sulmi i forcave serbe të Bosnjës, e ëma i bëri gati çantën e shpinës.

“Ai bërtiti, ‘Mami, ju duhet të më japësh të paktën 100 marka gjermane. Dhe unë ia dhashë”, tha Merdziç.

Ajo nuk e pa më kurrë të birin dhe bashkëshortin e saj Salihun. Eshtrat e burrit të saj janë gjetur që atëherë, por Merdziç, e cila tani është 78 vjeçe, tha se po e humb shpresën se do të mundet ndonjëherë ta varrosë si duhet djalin e saj Azmirin.

“Edhe sikur të gjendej qoftë edhe një thua. Do ta varrosja, vetëm për ta parë atë moment. Ai duhet të ishte këtu, pranë babait të tij”, tha ajo.