Foto ilustruese: Pixabay

Gruaja nga Vushtrria raporton në polici një të dyshuar se ia mori 200 euro në këmbim të pasaportës kroate

Një person ka raportuar në Policinë e Kosovës se një grua ia kishte marrë 200 euro në këmbim të rregullimit të dokumentacionit të pasaportës kroate për djalin e tij.

Rasti ka ndodhur në tetor të vitit të kaluar në Vushtrri, ndërsa dje viktima e ka raportuar rastin në Policinë e Kosovës.

Policia e Kosovës ka njoftuar se rasti është nën hetime.