
Ilustrim
Gruaja nga Prishtina dërgohet në polici pasi dyshohet se e keqtrajtoi vajzën e saj
17.6.2021 - 09:51
Një grua nga Prishtina është shoqëruar në polici pasi dyshohet se e kishte goditur vajzën e saj.
Në raportin policor thuhet se, për rastin është kontaktuar prokurori kujdestar dhe me urdhër të tij, e dyshuara është liruar në procedurë të rregullt.
Rasti ka ndodhur dje në rrugën ‘Agim Ramadani’ rreth orës 10:15.