Ilustrim

Gruaja nga Malisheva e raportoi burrin në Polici për dhunë të vazhdueshme ndaj saj

Rastet e dhunës në familje janë të shpeshta në vendin tonë bazuar nga raportet e policisë.

Një rast i tillë ka ndodhur në Malishevë.

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës thuhet se dje rreth orës 11:10 një grua nga Malisheva ka raportuar se bashkëshorti i saj tash e një kohë të gjatë është duke e keqtrajtuar fizikisht atë.

Si pasojë e dhunës fizike ajo ka pranuar tretman mjekësor.

Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit rasti është duke u hetuar me procedurë të rregullt.