Policia e Kosovës Foto: Shkodrane Dakaj/KALLXO.com

Gruaja nga Gjilani ankohet në Polici, thotë se burri iu nis për në Shqipëri dhe nuk e di se ku është

Një grua nga Gjilani është ankuar në Policinë e Kosovës gjatë ditës së djeshme, për shkak se nuk di vendndodhjen e burrit të saj.

Ajo ka thënë se burri i saj, shtetas i Shqipërisë para katër ditëve, më 27 korrik 2022, rreth orës 10:30 është nisur në drejtim të Shqipërisë dhe nga ajo kohë nuk dihet për vendndodhjen e tij.

Policia ka njoftuar se rasti është nën hetime.