Ilustrim

Gruaja në Rahovec kanoset në vendin e saj të punës

Një grua në Rahovec është kanosur gjatë ditës së djeshme në vendin e saj të punës.

Viktima e këtij rasti ka raportuar në polici se derisa ishte ne vendin e saj të punës, në telefonin e saj ka pranuar një SMS, me përmbajte kërcënuese nga një person i dyshuar.

Policia ka njoftuar se i dyshuari në lidhje me këtë rast është arrestuat dhe me vendim të prokurorit, pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.