Gruaja në Klinë rrëfen në polici sulmin nga dy anëtarët e familjes së saj

Një grua në Klinë ka raportuar në polici për dhunën të cilën dy familjar të saj e kanë ushtruar ë të.

Sipas raportimit, i gjithë rasti ka ndodhur mbrëmë rreth orës 21:40, në Klinë.

Viktima ka bërë të ditur se është sulmuar fizikisht nga dy të dyshuarit, familjar të saj, duke mos u bërë e ditur arsyeja pse ka ndodhur ky rast.

Policia ka njoftuar se pas intervistimit të personave të dyshuar për këtë rast, të dy janë liruar në procedurë të rregullt.