Ilustrim - Foto: KALLXO.com

Gruaja në gjendje të dehur rrah bashkëshortin

Një grua është arrestuar nga Policia e Kosovës pasi dyshohet se rrahu bashkëshortin e saj.

Ngjarja ka ndodhur dy net më parë në Podujevë.

Sipas policisë e njëjta dyshohet se në gjendje të dehur pra në ndikim të alkoolit ka sulmuar bashkëshortin.

Burri ka pranuar tretman mjekësor ndërsa gruaja është intervistuar nga policia pas arrestimit.

Me vendim të prokurorit e njëjta është liruar në procedurë të rregullt.