Gruaja në Gjakovë raporton për dhunën seksuale që burri ushtronte ndaj saj

Policia e Kosovës ka raportuar për një rast të dhunës në familje në Gjakovë.

Sipas njoftimit, para katër ditëve, rreth orës 05:00 të mëngjesit, viktima ka raportuar se burri i saj ka ushtruar dhunë fizike dhe dhunë seksuale ndaj saj.

Në lidhje me këtë rast është arrestuar i dyshuari dhe me urdhër të prokurorit kujdestari njëjti është dërguar në qendrën e mbajtjes për 48 orë.