FOTO ILUSTRIM

Gruaja në Deçan rrahu dy burra

Dy burra kanë pësuar lëndime trupore pasi të njëjtit janë sulmuar fizikisht nga një grua.

Sipas njoftimit të policisë, rasti ka ndodhur dje rreth orës 15:00, në Deçan.

E dyshuara pas sulmit që ju ka bërë dy viktimave, është dërguar një herë në spitalin rajonal të Pejës për tretman e më pas me urdhër të prokurorit është ndërguar në mbajtje për 24 orë.