Gruaja i vë flakën qelisë së burgut në Ferizaj

Një incident ka ndodhur mbrëmë në qendrën e mbajtjes në Ferizaj, ka bërë të ditur Policia e Kosovës.

Sipas PK, një e dyshuar cila ishte e ndaluar në qendrën e mbajtjes i ka vënë zjarrin dyshekëve dhe mbulojave në qelinë ku ishte e vendosur.

Njësitë policore kanë intervenuar menjëherë dhe kanë bërë evakuimin e të gjithë personave të cilët ishin të ndaluar në qendrën e mbajtjes, më pas të dyshuarit janë dërguar nëpër qendra tjera të mbajtjeve, thuhet në raportin policor.

Njësitë e zjarrfikësve kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe thuhet se e kanë shuar zjarrin.

Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, ndërkaq  rasti sipas organeve të rendit dhe ligjit, po vazhdon të hetohet.