Gruaja gjendet e djegur në veturë e burri i varur në një pemë
10.4.2021 - 13:46
Një ngjarje e rëndë është raportuar sot nga Policia e Shtetit në Shqipëri. Një grua është gjetur e djegur në një veturë ndërsa një burrë i varur në një pemë.
Policia e Shtetit ka bërë të ditur se fillimisht rreth orës 11 e 45 në fshatin Manskuri, Kavajë, është gjetur një veturë e djegur plotësisht.
Brenda mjetit është gjetur një kufomë e djegur, e cila dyshohet se i përket shtetases me iniciale F. Sh., 45 vjeçe.
Nga kontrolli i zonës përreth, është gjetur i varur në një pemë bashkëshorti i saj, shtetasi B. Sh., 48 vjeç.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin dhe zbulimin e rrethanave të ngjarjes.