Gruaja e parë amerikane që eci në hapësirë, prek pikën më të thellë të oqeanit

Astronautja  68 vjeçare, Kathy Sullivan, është gruaja e parë që arrin pikën  “Challenger Deep”, rreth shtatë milje (mbi 11 kilometra) nën sipërfaqen e oqeanit, shkruan The New York Times.

Gruaja e parë amerikane që ka ecur  në hapësirë tashmë ​​është edhe gruaja e parë që ka arritur fundin e  oqeanit.

Të dielën, Kathy Sullivan, astronaute dhe oqeanografe, doli nga zhytja në thellësi prej 35.810 këmbësh në ‘“Challenger Deep”, sipas EYOS Expeditions, kompani që koordinon logjistikën e misionit.

Kjo gjithashtu e bën Sullivanin, personin e parë që eci në hapësirë ​​dhe të preku  pikën më të thellë të oqeanit. 

“Challenger Deep” është pika më e thellë nga shumë ndërprerjet e detit që përshkojnë globin.

Dr. Sullivan dhe Victor L. Vescovo, eksploruesit e misionit, kaluan rreth një orë e gjysmë për në destinacionin e tyre, gati shtatë milje poshtë në një depresion të baltë në Hendekun Mariana, i cili është rreth 200 milje në jugperëndim të Guamit.

Si një oqeanografe hibride dhe astronaute, kjo ishte një ditë e jashtëzakonshme, duke parë prekur Challenger Deep, dhe më pas duke krahasuar shënimet me kolegët e ISS për hapësirën tonë të jashtme, të përsëritshme”, tha Sullivan në një deklaratë për EYOS Expeditions.

Të dielën Vescovo duartrokiti Dr. Sullivan për të qenë “gruaja e parë në fund të oqeanit”.

Ajo u bë administratore e Administratës Kombëtare të Oqeanit dhe Atmosferës. Sullivan ishte e pasionuar me oqeanin, dhe  para se të bëhej një astronaute, ajo mori pjesë në një nga përpjekjet e para duke përdorur një zhytës për të studiuar proceset vullkanike që bëjnë koren e oqeanit, sipas Collect Space, vend i historisë së hapësirës.

Tim Shank, biolog në Institutin Oqeanografik ‘’Woods Hole’’, e quajti Dr. Sullivanin një “udhëheqëse të përkryer” në studimin e oqeaneve të botës. Aktualisht ekziston vetëm një nëndetëse në botë që mund të arrijë në Challenger Deep, tha ai.

“Jam i emocionuar kur dëgjoj që ajo ishte në të,” tha ai. “Jo çdo herë ne mund të arrijmë në vende kaq ekstreme në Tokë për të mësuar rreth tyre. Është ngjarje madhështore.”

“The Challenger Deep” u zbulua nga H.M.S. Challenger, një anije britanike që lundroi globin nga 1872 deri në 1876. Që atëherë, në shumë ekspedita kanë kërkuar të matin thellësinë e çares, duke nxitur mosmarrëveshje jo vetëm për shifrat e sakta, por edhe për atë që me të vërtetë ishte i pari që arriti në pikën më të thellë.

Në prill të vitit 2019, Vescovo, partneri i zhytjes së Dr. Sullivan, tha se ishte  drejtori i “Titanic” James Cameron ai i cili  nuk u pajtua, duke insistuar se ai kishte shkuar më thellë në vitin 2012.