Gruaja e paraqitur që ditë më parë si e zhdukur, shkon në Polici dhe thotë se është dhunuar

Një grua nga Gjakova, e cila ka qenë e lajmëruar si e zhdukur që nga 26 gushti, gjatë ditës së djeshme është paraqitur në Polici dhe ka raportuar se ka qenë e dhunuar nga një person.

Sipas Policisë së Kosovës, i dyshuari është arrestuar dhe me vendim të Prokurorit është dërguar në mbajtje. Rasti, thotë Policia, është nën hetime.