Gruaja e kryeministrit spanjoll pozitive në Coronavirus

Gruaja e kryeministrit spanjoll teston pozitive për Covid-19 pasi Madridi vendos bllokimin kombëtar për të trajtuar sëmundjen

Gruaja e kryeministrit spanjoll Pedro Sanchez, Begona Gomez, ka testuar pozitive për koronavirusin vdekjeprurës, konfirmoi qeveria spanjolle, raporton RT.

Infektimi i gruas së kryeministrit spanjoll, vjen pasi vendi Iberik hyri në bllokim, me ndalimin e të gjitha lëvizjeve jo thelbësore.

Të dy, Gomez dhe burri i saj, Kryeministri, po ndjehen mirë, njoftoi zyra e Sanchez natën e së dielës./RT