Ilustrim

Gruaja dërgon në Polici lëndën narkotike të bashkëshortit dhe raporton se e sulmoi fizikisht, arrestohet i dyshuari

Një grua në Fushë Kosovë dorëzoi në Polici një qese me substancë narkotike marihuanë me peshë 9.98 gramë si dhe një qese me letra dhe një fishek të pistoletës.

Sipas raportit të Policisë, gruaja ka deklaruar se të gjitha ishin pronë e bashkëshortit të saj, sipas saj përdorues i narkotikëve.

Viktima ka deklaruar në Polici se më 28.07.2024 u sulmua fizikisht nga bashkëshorti.

Policia njoftoi se në shtëpinë e të dyshuarit u gjetën edhe 6.9 gramë marihuanë si dhe i dyshuari u intervistua dhe është dërguar në mbajtje.