Gruaja denoncon burrin në Polici për dhunë

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë ditës së djeshme, një femër në Fushë Kosovë ka njoftuar se në vazhdimësi është maltretuar fizikisht dhe psiqikisht nga bashkëshorti i saj.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, pas intervistimit me vendim të prokurorit viktima është dërguar në strehimore, ndërsa rasti shkon në procedurë të rregullt.