Grevë në Teatrin Kombëtar të Kosovës, deklarohet Shoqata Sindikale e Artistëve

Shoqata Sindikale e Artistëve të Teatrit Kombëtar të Kosovës (ShSATKK) ka bërë të ditur se ka nisur një grevë të përgjithshme pas mosplotësimit të kërkesave të tyre për përmirësimin dhe ngritjen e koeficienteve të pagve të punëtorëve të TKK-së.

Këshilli grevist i SHSATKK-së ka bërë të ditur se vendimin për grevë të përgjithshëm në TKK- ka ardhur pas  mosplotësimit të kërkesave të tyre nga ana e MKRS-së.

“Duke parë se kërkesat tona sindikale nuk janë realizuar pavarësisht premtimeve, duke mos pas asnjë rezultate të prekshëm nga takimet e mbajtura, ndërmarrjes së masave sindikale dhe paralajmërimit për këtë grevë, madje pas mospërfilljes së vullnetit tonë ku kemi dhënë afat shtesë dyjavor për realizimin e kërkesave tona nga ana e MKRS-së, pas shterjes së të gjitha afateve dhe mundësive, pas mos realizmit të kërkesës sonë edhe përmes ndërmjetësuesit, atëherë ne pa vullnetin tonë, konsiderojmë se mbajtja e një greve të përgjithshme është e vetmja formë të tërheq vëmendjen e punëdhënësit që ai të nisë të realizojë kërkesat tona”- thuhet në njoftim.

Këshilli grevist thotë se është i hapur për bisedime me punëdhënësin (MKRS) për të gjetur një zgjidhje të dejtë të kërkesave të tyre.

Më 16.09.2024, ShSATKK nisi një aksion sindikal me kërkesë për rritjen e koeficienteve të pagave për aktorët e trupës rezidente dhe të punëtorëve të TKK-së, duke filluar provat me 10 minuta vonesë.

Hapin e radhës lidhur me këtë kërkesë ShSATKK-së e mori të hënën, më 14.10.2024, me shtyrjen për një orë të dhënies së shfaqjes “1984” në kuadër të Festivalit “Skupi International Theatre Festival 2024” -në Shkup, që nisi edicionin me shfaqjen e TKK-së.

Ndërsa, më  01.11.2024, ShSATKK e shtyu për 15 ditë grevën e përgjithshme në TKK.

SHSATKK-së shtyn për 15-ditë grevën e paralajmëruar për 1 nëntor 2024