Ilustrim

Greva 'paralizon' sistemin e shëndetësisë

Dërgimi i Ligjit të Pagave në Gjykatën Kushtetuese nga Avokati i Popullit ka shtyrë mantelbardhët të mbajnë grevë.

Mjekët e të tria niveleve shëndetësor nesër do të jenë në grevë nga ora 07:00 në mëngjes e deri pasdite në ora 15:00.

Blerim Syla, kryetar i Federatës Sindikale të Shëndetësisë ka thënë për KALLXO.com se mjekët presin pagat me ligjin e ri.

“Morëm vendim me shumicë votash që me datën 13 Dhjetor 2019 duke filluar nga ora 07:00-15:00 të mbahet Grevë e Përgjithshme brenda institucioneve shëndetësore  të tri niveleve të sistemit shëndetësor parësor, dytësor dhe tretësor me moton: Presim pagat me Ligjin e ri”, ka thënë Syla për KALLXO.com.

Syla bëri të ditur se vetëm rastet urgjente do të trajtohen nga mjekët, ndërsa shërbimet tjera nuk do të ofrohen.