FOTO: ANP "Adem Jashari"

Greva në Aeroportin e Prishtinës shkakton vonesa në fluturime

Punëtorët e Aeroportit Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari” tash e dy ditë janë duke i mbajtur disa greva të shkurta.

Kërkesat e punonjësve lidhen me pagat dhe kompensimet në punët që bëjnë pas orarit dhe gjatë vikendeve.

KALLXO.com ka kontaktuar me zëdhënësen e Aeroportit, Valentina Gara e cila tha se edhe sot pasi ka pasur grevë, fluturimet e parapara që nga ora 8 deri në orën 10 kanë pasur vonesa.

Ajo madje ka theksuar edhe se këto vonesa kanë ndodhur “si pasoje e kërcënimeve te vazhdueshme nga punonjësit që janë pjesë të grevës ndaj punonjësve që janë të gatshëm të punojnë”.

Gara gjithashtu ka thënë edhe se  duke u bazuar në takimin e djeshëm me Udhëheqësin e Sindikatës së ANP-se, ne nuk kemi marre në konsideratë se do të ketë veprime jashtë të gjitha kornizave ligjore të grevave për të penguar procesin e punës

“Andaj iu kërkojmë ndjesë të gjithë udhëtarëve për vonese. Menaxhmenti i ANP-se do te shqyrtoje te gjitha rastet veç e veç dhe do të marrim masa ligjore ndaj personave përgjegjës!”, ka thënë Gara për KALLXO.com

Sot grevë në aeroportin “Adem Jashari”

Greva në Aeroport: Sot një orë, nesër dy, pasnesër tetë