FOTO: ANP "Adem Jashari"

Greva në Aeroport: Sot një orë, nesër dy, pasnesër tetë

Autoriteti i Aviacionit Civil i Kosovës u ka bërë thirrje Sindikatës së Pavarur të Punëtorëve dhe organeve në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari” që përmes dialogut të gjejnë një zgjidhje për ndërprerjen e grevës.

“Sot në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “ Adem Jashari”  është mbajtur greva e punëtoreve të Sindikatës së Pavarur të Punëtorëve nga ora 08:00 deri në orën 09:00. Sipas paralajmërimeve të mëhershme nga kjo sindikate, greva do të vazhdoj edhe nesër me dt. 20.08.2019 nga ora 08:00 deri në ora 10:00, ndërsa pasnesër me 21.08.2019 do të zhvillohet për tetë (8) orë”, thuhet në komunikatën për media të AACK-së.

“Inspektoret e AAC- së gjatë kohës së grevës  kanë vëzhguar për së afërmi vijimin e operimeve në pajtim me rregullat dhe standardet e zbatueshme për siguri të operimeve dhe nuk kanë vërejtur parregullsi”, thuhet tutje në njoftim.

Po ashtu, Autoriteti i Aviacionit Civil u ka bërë thirrje udhëtarëve që t’i koordinojnë udhëtimet me kompanitë e aviacionit.

“Autoriteti i Aviacionit Civil të Kosovës edhe njëherë ju bën thirrje të gjitha palëve që të shfrytëzojnë të gjitha mundësitë e dialogut social për të gjetur një  zgjidhje të pranueshme për palët. Ju bëjmë thirrje udhëtarëve që të monitorojnë komunikatat e ANP “Adem Jashari” dhe të planifikojnë itinerarin e udhëtimeve në koordinim të ngushtë me kompanitë ajrore apo përfaqësuesit e tyre”, thuhet në fund të njoftimit.

Sot është mbajtur një grevë për një orë në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës. Punëtorët po kërkojnë që respektohen të drejtat e tyre.

Sot grevë në aeroportin “Adem Jashari”

www.kallxo.com