Greva e punëtoreve teknikë të Kuvendit të Kosovës më 16.09.2024. Foto:KALLXOc.com
Greva e punëtoreve të Kuvendit, Jusuf Azemi i paralajmëron se do t'i procedojë në gjykatë për shkelje ligji
Kryetari i Sindikatës së Punëtorëve të Sektorit Privat, Jusuf Azemi, ka paralajmëruar punëtoret teknike të Kuvendit që kanë hyrë në grevë se janë duke bërë shkelje të Ligjit. Ai i ka pralajmëruar ato se nga e enjtja do t’i procedojë në gjykatë.
“Paralajmërojmë të gjitha punëtorët teknike që po kryejnë shërbime në Kuvendin e Kosovës se veprimet e tyre janë në kundërshtim me ligjin mbi grevat dhe ju njoftojmë se qe nga pasnesër të gjitha ato që bëjnë këtë thyerje të ligjit, në Gjykatë do t’i përcjellim si prova gjyqësore”- ka shkruar Azemi në Facebook më 19.11.2024.
Sipas tij, janë dy arsye përse do të ndërmarrin veprim të tillë: thyerja e Ligjit për greva, dhe fakti se kanë ngarkuar me punë kolegët.
“Kanë thyer ligjin mbi grevat dhe kanë lëshuar vendet e tyre të punës dhe këtë punë ua kanë ngarkuar (dyfishuar) kolegëve të veta, si dhe punëtorët që i paguan komuna e Prishtinës nuk guxojnë të kryejnë punë për Kuvendin e Kosovës. Është paralajmërim për punëtorët, kurse për kompaninë që keqpërdorë këta punëtorë sigurisht se gjyqi do ta thotë fjalën e vetë”- shtoi ai.
Që nga 16.09.2024, punëtoret e Kuvendit të Kosovës që kujdesen për mirëmbajtjen dhe pastrimin e sallave të institucionit qendror dhe hapësirat e tjera, kanë rinisur grevën duke kërkuar rritje të pagave.
Të njëjtat nga ajo datë kanë protestuar disa herë megjithatë sipas tyre, kërkesat hasën në vesh të shurdhër.