Ilustrim

Greva e minatorëve, flet ministri në detyrë i Ekonomisë

Sot kanë hyrë në një grevë të përgjithshme mbi 700 minatorë nga minierat në Stan Tërg dhe në Artanë.

Kryeshefi në detyrë i “Trepçës”, Enes Muzaqi, ka thënë se greva po ndodh pasi pagat për minatorët nuk kanë dalë gjatë dy muajve të fundit.

Në një përgjigje për KALLXO.com, ministri në detyrë i Ekonomisë dhe Ambientit, Muharrem Nitaj ka thënë se pagat po presin që të dalin sot gjatë ditës ndërsa tha se është në komunikim me thesarin e shtetit.

“Unë si ministër e kam nënshkruar marrëveshjen me Trepçën me datë 16 shkurt edhe për subvencione edhe për investime kapitale në shumë prej 3 milionë eurosh, sa parashihen me buxhet. Tash jam në kontakt me Thesarin dhe Ministrinë e Financave dhe shpresoj që mjetet do të alokohen brenda një afati shumë të shkurtër, ndoshta edhe brenda ditës së sotme”, ka thënë Nitaj.

Greva nga minatorët ka pasur disa herë në javët e fundit, ndërsa sindikata e punëtorëve në vazhdimësi paralajmëron grevë të përgjithshme nëse nuk iu realizohen kërkesat për paga.

Mbi 700 minatorë hyjnë në grevë, shkak vonesat e pagave

www.kallxo.com