Greqi/GettyImages
Greqia kthen qindra artefakte të vjedhura
Greqia thotë se ka kthyer qindra artefakte të vjedhura, përfshirë një statujë bronzi të shekullit të dytë të Aleksandrit të Madh.
Gjërat me vlerë u kthyen pas një beteje ligjore me kompaninë e një tregtari britanik të gjërave antike, thanë zyrtarët.
Robin Symes kishte grumbulluar mijëra copa antike si pjesë e një rrjeti të paligjshëm tregtarësh.
Për vite me radhë, Greqia ka luftuar për rimarrjen e artefakteve të grabitura nga muzetë dhe koleksionet private në mbarë botën.
Njoftimi se 351 objekte nga koleksioni i Symes po riatdhesoheshin pas një beteje ligjore 17-vjeçare u bë nga ministrja greke e Kulturës, Lina Mendoni.
Mendoni nuk tregoi nëse artefaktet kishin lidhje me zbulimin nga policia italiane dhe zvicerane në vitin 2016 të një sasie thesaresh arkeologjike që thuhet se ishin ruajtur nga Symes në portin e Gjenevës në Zvicër.
Debati më i fortë për kthim të veprave të nivelit të lartë në vendet e origjinës është për skulptuarat e Partenonit.
Skulpturat u hoqën nga tempulli i Partenonit në Athinë në fillim të shekullit të 19-të nga ushtari dhe diplomati britanik, Lord Elgin. Më pas, skulpturat u blenë nga qeveria britanike në 1816 dhe u vendosën në Muzeun Britanik.
Në mars, Vatikani ktheu tre fragmente të tempullit të Partenonit të Athinës që kishte ruajtur për shekuj./BBC