Greqia i arreston 16 persona për përfshirje në bandat turke

Policia greke ka arrestuar 16 persona dhe ka konfiskuar drogë dhe armë në një operacion që kishte për qëllim shkatërrimin e grupeve kriminele aktive turke në vend, kanë bërë të ditur më 11.12.2024 autoritetet vendase, ka raportuar Reuters.

Në vitet e fundit, Greqia ka raportuar për ngritje të theksuar të numrit të shtetasve turq të përfshirje në vrasje ose ka arrestuar turq për posedim armësh.

Burime brenda policisë greke kanë thënë se ngritja lidhet me një prani më të madhe të anëtarëve të bandave turke në Greqi, pasi janë arratisur nga Turqia dhe se po i qërojnë hesapet ndërmjet vete në tokën e huaj.

Gjatë javës, dy shtetas turq vdiqën dhe një tjetër u lëndua seriozisht gjatë një sulmi me armë në Athinën jugore. Rasti po hetohet nga policia dhe drejtësia greke.

Policia ka bërë të ditur se në nëntor ia ka dalë të shpartallojë një bandë turke të trafikimit të drogës që numëronte shumë anëtarë.

Në qershor, një shtetas turk 22 vjeç u burgos pas vrasjes së një tjetër turku dhe plagosi rëndë një tjetër person në një sulm në qytetin portual të Pirros.