Richard Grenell

Grenell: Nuk e shoh si opsion shkëmbimin e territoreve Kosovë-Serbi

Emisari special i Presidentit Donald Trump për dialogun Kosovë – Serbi, Richard Grenell, ka thënë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk e shohin si opsion shkëmbimin e territoreve Kosovë-Serbi.

Në një intervistë për televizionin T7, ai tha se kryeministri në detyrë, Albin Kurti, i kishte premtuar se do ta hiqte tarifën 100 për qind ndaj mallrave serbe dhe Bosnje Hercegovinës.

“Kurrë s’është ngritur si çështje në praninë time e kam thënë edhe më pasë në Twitter, por disa po zgjedhin të mos na besojmë dhe kjo u përket atyrë. Janë vetëm thashetheme. Unë nuk nuk e shoh si opsion shkëmbimin e territoreve”, tha ai.

Ai ka thënë se janë thashetheme planet e përmendura se ekziston një plan për ndarjen e Kosovës.

“Kurrë nuk është ngritur në praninë time. Nuk është diçka që e kam parë dhe që kam lexuar. Kjo nuk hera e parë që ka thashememe. Janë thashethme. Ne e kemi thanë disa herë, por disa po zgjedhjen të mos na besojnë. Fakti është qe nuk kam parrë kurrë një marrëveshje sekrete”, thotë ish-ambasadori i ShBA-së në Berlin.

“Unë personalisht nuk besoj. Nuk e shoh si opsion”, tha ambasadori Grenell kur u pyet se a mund të ketë mundësi që marrëveshja finale mes Kosovës dhe Serbisë të përfshijë edhe shkëmbimin e territoreve.