Foto: Richard Grenell /Instagram

Grenell konfirmon dështimin e takimit në Shtëpinë e Bardhë

Richard Grenell, i dërguari i veçantë për dialogun Kosovë-Serbi nga presidenti amerikan Donald Trump, ka konfirmuar që takimi i paraparë të mbahet më 27 qershor në Shtëpinë e Bardhë, është shtyrë për një datë të pacaktuar ende.

Ai falënderoi kryeministrin Avdullah Hoti dhe tha se presin të ri-caktojnë takimin.

“Faleminderit, Kryeministri Hoti. Ne e kuptojmë vendimin tuaj dhe mezi presim të ri-caktojmë takimin së shpejti”, shkroi ai në Twitter.

Dje gjatë ditës, presidenti i vendit anuloi takimin në ShBA pasi u njoftua se ndaj tij dhe kreut të PDK-së, Kadri Veseli është ngritë aktakuzë më 24 prill të këtij viti nga Prokurori Special në Hagë.