Grenell: Implementimi i marrëveshjes Kosovë-Serbi – prioritet kryesor i Administratës Trump

I dërguari i posaçëm i presidentit Trump për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka konfirmuar se nesër me një ekip zyrtarësh të lartë të Qeverisë amerikane do të jenë në Prishtinë.

Në një postim në Twitter, Grenell ka thënë se implementimi i marrëveshjeve të arritura në Washington më 4 shtator ndërmjet Kosovës dhe Serbisë janë prioriteti kryesor i Administratës së presidentit Donald Trump.

“Shihemi në Prishtinë dhe Beograd këtë javë“, ka shkruar Grenell.

Një delegacion i lartë i Qeverisë amerikane do të vijë nesër në Kosovë.

Pas Kosovës, delegacioni do të udhëtojë edhe në Serbi, Greqi e Izrael.