Grenell: Ideja e shkëmbimit të territoreve ishte e John Bolton

I dërguari special i Donald Trump për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka deklaruar se ideja e shkëmbimit të territoreve ka qenë ide e ish-këshilltarit për Siguri Kombëtare të ShBA, John Bolton.

“Unë jam duke luftuar vazhdimisht me thashethemet për shkëmimet territorial mes Kosovës dhe Serbisë. Dhe kjo nuk është politikë e Trump, por kur gërmoni më thellë, të dyja palët thonë: ‘Epo, kjo është ajo që ka thënë John Bolton’. Dhe kështu unë po luftoj me të gjitha thashethemet që vazhduan sepse Bolton po ndiqte politikën e tij dhe jo politikën e Presidentit Trump”, tha Grenell në një intervistë në Fox News.

Tutje ai ka shtuar se me 27 qershor do të flitet për një marrëveshje historike mes Kosovës dhe Serbisë.

“Kur është fjala për Kosovën dhe Serbinë. Ne do t’i kemi të dyja bashkë në Shtëpinë e Bardhë të Shtunën e ardhshme për të folur për një lëvizje dhe marrëveshje historike”, tha Grenell.

Emisari i Presidentit Donald Trump dhe emisarit Richard Grenell, njoftoi për një takim në Shtëpinë e Bardhë më 27 qershor me liderët nga Kosova dhe Serbia, një ditë para se në Kosovë do të vinte i dërguari special i BE-së për dialog, Miroslav Lajçak.

Kosovën në këtë takim do ta përfaqësojë kryeministri, Avdullah Hoti së bashku me presidentin, Hashim Thaçi.

Dialogu Kosovë – Serbi për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet dy shteteve, është pezulluar, që nga koha kur ish-kryeministri kosovar Ramush Haradinaj, vuri tarifën 100% ndaj mallrave serbe, në nëntor të vitit 2018.

Bolton: Ne nuk përjashtojmë korrigjimet territoriale