Grenell i reagon Bidenit lidhur me dialogun Kosovë – Serbi

Ambasadori Amerikan në Kosovë, Richard Grenell ka reaguar në Twitter pas deklaratës së ish nënpresidentit të ShBA-së, Joe Biden.

Joe Biden ka përshëndetur bisedimet midis Kosovës dhe Serbisë për normalimzimin e marëdhënieve të këtyre dy shteteve duke kërkuar edhe bashkërendim të qëndrimeve mes ShBA-së dhe Bashkimit Europian.

Ish-nënpresidenti amerikan kritikon administratën Trump se “nuk ka arritur të bashkërendojë me emisarët evropianë, të cilët kanë ndërmjetësuar dialogun mes dy vendeve për afro një dekadë” gjatë planifikimit të takimit të qershorit në Shtëpinë e Bardhë.

Por, ambasadori Grenell ka reaguar pas kësaj deklarate  duke shkruar se Biden është duke politizuar negociatat ndërmjet këtyre dy vendeve, dhe se Biden dëshiron të portretizohet në sy te mediave.

Sipas Ambasadorit, Biden po flet sikur të ishte gjatë dyzet viteve të tij në Uashington.

Tutje ai ka potencuar se premtimet e ish Presidentit Amerika, Barak Obama dhe të Joe Biden janë premtime boshe, dhe se populli Kosovar dhe ai serb i din veprimet e administratës Trump.