Grenell i reagon Vjosa Osmanit: Kemi nevojë për politikanë që bëjnë më shumë sesa ankohen

I dërguari special i presidentit amerikan, Donald Trump, për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka reaguar në rrjetin shoqëror Twitter ndaj kryekuvendares, Vjosa Osmani.

Ai ka thënë se marrëveshjet në Shtëpinë e Bardhë ishin për njohje ekonomike, duke ju përgjigjur Osmanit e cila tha se delegacioni kosovar dështoi të sjell njohjen reciproke të shtetësisë së Kosovës nga Serbia.

Grenell tha se kemi nevojë më shumë për politikanë që punojnë e jo, sipas tij, që ankohen.

“Marrëveshja ishte për njohjen ekonomike. Është një hap shumë i madh. Për ju që të ankoheni tani që nuk keni marrë më shumë është e çuditshme pasi nuk ngritët një shqetësim të vetëm ose nuk më dhatë një ide të vetme. Kemi nevojë për politikanë që bëjnë më shumë sesa thjesht ankohen”, shkroi Grenell në Twitter duke replikuar ndaj Vjosa Osmanit.

“Kjo ka të bëjë me punët, jo me simbolikën”, vlerësoi ai.

Ai ka sqaruar edhe pikën e marrëveshjes ku përmendet menaxhimi i liqenit të Ujmanit dhe menaxhimi i tij. Studimi i fizibilitetit, Grenell tha se krijon vend të reja të punës.

“Studimi i fizibilitetit për liqenin është të dihet saktësisht se si mund të përdoret, çfarë lloj punësh mund të krijohen. Të sugjerosh që emri hap diskutime të tjera është politikë pa kuptim. Ky është një studim për krijimin e vendeve të punës”, deklaroi ai.

Ky nuk është reagimi i vetëm i Grenell në Twitter. Sot gjatë ditës ai e quajti si të pavërtetë lajmin se ShBA do t’i heq vizat ndaj Kosovës

.

Grenell i reagon Petrit Selimit, përgënjeshtron deklaratat për heqjen e vizave për Kosovën

www.kallxo.com