Arkiv - Foto: REL/AP

Grenell i reagon Albin Kurtit: Ai ishte kundër ideve të Obamës e të Bushit

I dërguari i Posaçëm i Shtëpisë së Bardhë për dialogun Kosovë – Serbi, Richard Grenell i ka reaguar ish kryeministrit Albin Kurti, i cili tha se nëse Vetëvendosja kthehet në qeveri, nuk e ka të detyrueshme zbatimin e marrëveshjeve të nënshkruara nga Qeveria Hoti.

Grenell i reagoi të parit të Vetëvendosjes, duke shkruar në ‘Twitter’ se ‘gjithmonë mund të mbështeteni te Albin Kurti për të qenë kundër Shteteve të Bashkuara.

“Ai (Kurti) ishte kundër ideve të Obamës dhe ishte kundër ideve të Bushit. Simbolika nuk paguan qeranë; punët po”, ka shkruar ambasadori Grenell.

Ndërsa Kurti në shkrimin e tij në ‘Twitter’ ka pasur edhe një ‘mesazh’ për ndërmjetësit e dialogut, duke shkruar se nuk duhet të nxisin marrëveshje që shkaktojnë përçarje.

“Ndërmjetësit duhet të përmbahen nga nxitja e marrëveshjeve që shkaktojnë përçarje të mëtejshme midis Kosovës dhe Serbisë. Vetëm dialogu parimor dhe i përgatitur mirë çon në marrëveshje të drejta dhe të qëndrueshme”, ka shkruar në fund Albin Kurti.

Kurti: Nuk jemi të detyuar t’i zbatojmë zotimet e kryeministrit të paligjshëm kur të kthehemi në Qeveri