Grenell i kundërpërgjigjet Raportueses për Kosovë në Parlamentin Europian

I dërguari special nga SHBA për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell i është kundërpërgjigjur deklaratave të Viola Von Cramon, raportuese për Kosovën në Parlamentin Europian.

Grenell ka pyetur Von Cramon se pse nuk ka bërë të vetmen gjë që i është dashur për Kosovën, liberalizimin e vizave.

Von Cramon gjatë ditës i ka quajtur përralla deklarimet e të dërguarit special të SHBA-së për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, se ideja e shkëmbimit të territoreve nuk është e presidentit Donald Trump, por e ish-këshilltarit të tij, John Bolton.

Grenell me anë të një postimi në Twitter ka thënë se Von Cramon do të duhej të merrej me liberalizimin e vizave për Kosovën e jo të kritikoj vazhdimisht administratën e Presidentit të SHBA-së Donald Trump.

“Viola, në vend që të kritikoni gjithçka që Administrata Trump bën për të ndihmuar në normalizimin e ekonomive të Kosovës dhe Serbisë, pse nuk përqendroheni në të vetmen gjë që ju është dashur të bëni: Vizat për Kosovën. Ju jeni duke u ankuar për të tjerët për 20 vjet. Bëni pjesën tuaj!”, ka shkruar Grenell.

Raportuesja për Kosovë në Parlamentin Evropian i quan përralla deklarimet e Grenell për dialogun

.