Grenell i kërkon LDK-së heqjen e tarifës

Ambasadori i ShBA-ve në Berlin, Richard Grenell njëherit edhe i dërguar i posaçëm i presidentit Trump për dialogun Kosovë – Serbi është takuar sot gjatë ditës me dy liderët e partive që dolën të parët në zgjedhjet e 6 tetorit në Kosovë.

Pas takimit me Isa Mustafën, Grenell pati lëvdata për karrierën e tij politike, derisa në një konferencë të shkurtë për media, Grenell tha se i ka sugjeruar LDK-në që taksa të hiqet sa më shpejtë, derisa u shprehë se nuk kanë diskutuar për formimin e Qeverisë.

“E përcolla të njëjtin mesazh, që është se Amerika nuk është e interesuar të përfshihet në atë se si do të formohet qeveria, por jemi të interesuar për zhvillim ekonomik”, tha në mes tjerash ambasadori Grenell.

“Unë e ndava vizionin tim duke shkuar te pika që shumë shpejt të hiqet taksa dhe serbët ta ndalin fushatën kundër njohjes së Kosovës. Këta duhet të jenë hapat e radhës”, u shprehë ai.

Grenell tha se me përfaqësuesit e LDK-së kanë folur edhe për krijimin e vendeve të reja të punës.

“Kemi folur për atë se duhet të krijohen vende të reja të punës. Mendoj se në të ardhmen e afërt do të kemi disa njoftime për më shumë progres sa i përket krijimit të vendeve të reja të punës”, tha tutje ambasadori amerikan.

Ai bëri thirrje që të ndalet lufta politike në Kosovë.

Gjatë ditës, ambasadori Grenell takoi edhe mandatarin për krijimin e Qeverisë, kryetarin e LVV-së, Albin Kurtin, ku edhe atje u shprehë se ai nuk do të merret me formimin e Qeverisë, por me zhvillimin ekonomik.

Grenell: Formimi i qeverisë nuk është çështje e imja, por zhvillimi ekonomik

.