Zyrtarë të LDK-së në takim me Richard Grenell Foto: LDK

Grenell i kërkon LDK-së heqjen e taksës ndaj Serbisë dhe Bosnje Hercegovinës

Një delegacion i LDK-së i përbërë nga nënkryetari Agim Veliu dhe anëtarët Avdullah Hoti e Skender Hyseni janë duke qëndruar në Berlin ku kanë pasur takim me ambasadorin Richard Grenell, i cili është edhe i dërguari i posaçëm i Presidentit Trump për Kosovën.

LDK e ka vlerësuar këtë takim të mirë dhe shumë mirëkuptues.

Përmes një komunikate për media, LDK ka njoftuar se Grenell ua ka kërkuar heqjen e tarifës prej 100% ndaj produketeve serbe.

“Ambasadori Grenell, po ashtu, kërkoi nga delegacioni që të hiqet tarifa ndaj mallrave serbe dhe të përqendrohet në politikat që thellojnë zhvillimin ekonomik dhe krijojn` vende pune për popullin e Kosovës”, thuhet në komunikatën e LDK-së.

Gjatë këtij takimi është biseduar edhe për koalicionin e mundshëm mes LDK-së dhe LVV-së për qeverinë e re.

LDK e ka njoftuar ambasadorin Grenell se janë duke bërë përpjekje për këtë.

“Delegacioni i LDK-së e njoftoi Ambasadorin Grenell për përpjekjet që po bëhen për të arritur një marrëveshje për formimin e Qeverisë”, thuhet në fund të komunikatës.