Foto: REL

Grenell: I kam kërkuar Kancelares Merkel të ndihmojë në heqjen e vizave për kosovarët

Emisari amerikan për dialogun Kosovë – Serbi, Richard Grenell, në një intervistë dhënë për T7 deklaroi se vitin e kaluar, në kohën sa ka qenë ambasador në Gjermani, i ka kërkuar kancelares gjermane Angela Merkel që të ndihmojnë Kosovën në marrjen e liberalizimit të vizave.

“Unë e kam ngritur çështjen e vizave direkt me kanelaren Merkel. Kam thënë që kjo politikë duhet të rregullohet dhe që Gjermania definitivisht mund të ndihmojë. Kam folur në nëntor apo dhjetor të vitit të kaluar”, ka thënë ambasadori Grenell gjatë kësaj interviste.

Kosova vazhdon të mbetet vendi i vetëm në Evropë që nuk ka liberalizim të vizave.