Grenell heq dorë nga posti i ambasadorit në Gjermani

Përfaqësuesi Special i presidentit Trump për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Richard Grenell ka njoftuar Shtëpinë e Bardhë se do të largohet nga posti i ambasadorit në Gjermani. Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi në rrjetin social Twitter nga gazetarja e Bloomberg, Jennifer Jacobs.

“Ushtruesi i detyrës së Inteligjencës Kombëtare, Richard Grenell ka njoftuar Shtëpinë e Bardhë se do të heqë dorë nga posti i ambasadorit të SHBA-së në Gjermani.”, thuhet ndër tjerash në njoftim në Twitter.

 

Vet Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump e shpërndarë postimin e gazetares duke e falënderuar ambasadorin Grenell.

“Falemnderit për gjithçka që bën, Richard Grenell”, ka thënë Trump përderisa Grenell e ka shpërndarë postimin e Presidentit.

 

Pasardhësi i Grenell si ambasador i SHBA-së në Gjermani pritet të jetë John Ratcliffe./21Media