Grenell: Formimi i qeverisë nuk është çështje e imja, por zhvillimi ekonomik

I dërguar special i Trumpit për dialogun Kosovë – Serbi, Richard Grenell, tha se çështja e krijimit të Qeverisë së Kosovës nuk i takon atij por që është i interësuar vetëm për ‘çështje ekonomike’.

Ai pas takimit me kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, u shpreh se në formimin e qeverisë inkurajojnë vetëm që të ndiqet rruga ligjore.

“Historia e formimit të qeverisë nuk është punë për mua dhe nuk jam i interesuar që të përfshihem në të. Ne po shikojmë nga anash, por dua të them dy gjëra. Në formimin e qeverisë ne inkurajojmë vetëm të ndiqet rruga ligjore, dhe gjëja e dytë që dua ta bëja të qartë është se shtytja ekonomike, është gjëja më e rëndësishme; përpjekja për të krijuar vende pune, përpjekja për të sjellë komunitetin e biznesit nga Evropa dhe Amerika në Kosovë. Njerëzit janë të eutur për të investuar këtu. Administrata e Trump ka qenë shumë e suksesshme në rritjen e ekonomisë duke e qeverinë jashtë, duke e bërë qeverinë që të ndihmojë në rritjen e bizneseve, duke e bërë qeverinë që ta pyesë veten çdo ditë se çka mund të bëjë që të rriten bizneset”, u shpreh ai.

Ndërkaq, ai më tej tha se çdo politikan në Kosovë duhet të shtyjë përpara agjendën e zhvillimit ekonomik.

“Jam duke u munduar të injorojë betajat politike. E kam pyetur z.Kurtin dhe do ta pyes çdo politikan këtu, që të dërgojnë përpara axhenden e zhvillimit ekonomik, kjo është diçka që ne duhet të jemi të njohur pasi që duhet të hedhet poshtë fushata e Serbisë për mos njohjen e Kosovës dhe duhet punuar që ne të krijojmë vende pune, bizneset të rriten dhe e bartë këtë mesazh edhe në Beograd dhe dua të shoh duke ecur përpara dhe të ndihmojmë familjet e reja që të kenë punë mirë të paguar dhe rritje ekonomike”, tha Grenell.