Grenell e uron Vuçiqin për fitoren e zgjedhjeve në Serbi
Ish-emisari i ShBA-ve për dialogun Kosovë – Serbi në kohën e presidentit Donald Trump, Richard Grenell, ka uruar presidentin e rizgjedhur të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
Grenell në një postim në rrjetin social “Twitter”, ka shkruar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Serbia kanë një miqësi të fortë në rritje duke shtuar se kanë ende shumë punë për të bërë.
“Urime Aleksandar Vuçiq për rizgjedhjen [fitoren] në Serbi. Ne e kemi një miqësi të fortë dhe në rritje mes Shteteve e Bashkuara dhe Serbisë dhe kemi ende shumë punë për të bërë së bashku”, ka shkruar Grenell.
Ai gjithashtu bëri të ditur se gjatë ditës së djeshme kishte takuar partitë opozitare serbe dhe atë në pushtet.
Lista “Aleksandar Vuçiq – Së bashku mund të bëjmë gjithçka” ka fituar më së shumti vota në zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Serbi, të cilat janë mbajtur të dielën.
Me mbi 87 për qind të votave të numëruara, lista e presidentit serb ka fituar 43.4 për qind të tyre, ka bërë të ditur Komisioni Republikan i Zgjedhjeve.
Koalicioni i Shqiptarëve i Shaip Kamberit ka marrë 0.28% për qind të votave dhe besohet se ka siguruar një vend në Kuvendin e Serbisë.
Congratulations to @avucic for winning re-election in Serbia.
We have a strong and growing U.S.-Serbia friendship – and a lot still to do together. 🇷🇸 🇺🇸 https://t.co/xBcSOFo6ES
— Richard Grenell (@RichardGrenell) April 3, 2022