Grenell e Judah polemizojnë rreth marrëveshjes Kosovë – Serbi

Njohësi i rrethanave në Kosovë, Tim Judah foli për takimin e mbrëmshëm mes presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq në Shtëpinë e Bardhë në Washington, me ndërmjetësimin e të dërguarit të veçantë të Trumpit për dialogun Kosovë – Serbi, Richard Grenell.

“Richard Grenell dhe njerëzit e Trumpit po lëvizin shpejtë për një marrëveshje të madhe”, deklaroi Judah ndër tjerash.

 

Pas këtij shkrimi ka reaguar ambasadori Richard Grenell.

“Gabim. Nuk je duke e ditur se për çfarë po flet. Askush nuk po mundohet të veprojë me nguti dhe nuk ka marrëveshje madhore. Je duke shpikur gjëra”, deklaroi Grenell.

 

Thaçi gjatë kthimit drejt Kosovës ka deklaruar se takimi me Vuçiqin ishte shumë i rëndësishëm për arritjen e marrëveshjes përfundimtare mes Kosovës dhe Serbisë. /21Media