Grenell dorëhiqet nga Departamenti i Shtetit

Ambasadori amerikan në Berlin dhe Emisari Special i Presidentit amerikan Donald Trump, për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenelli zyrtarisht ka dhënë dorëheqje nga pozita e ambasadorit në Gjermani.

Grenell do të mbetet i dërguar i posaçëm i administratës Trump për dialogun Kosovë-Serbi.

“Sot unë zyrtarisht dhashë dorëheqje nga Departamenti i Shtetit”, ka shkruar Grenelli në Twitter, teksa ka publikuar një foto bashkë me presidentin amerikan.

Në shtator të vitit 2017, Richard Grenell ishte emërua ambasador në Gjermani nga Presidenti Donald Trump. /21Media