
Foto-ilustrim
Gratë, viktima të dhunës në familje në Fushë-Kosovë, Podujevë e Lipjan
Policia është duke e hetuar një rast të dhunës në familje që ka ndodhur të premten rreth orës 23:30.
Sipas Policisë, një person i gjinisë femërore ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga i dyshuari, person i gjinisë mashkullore.
Viktima nuk ka pranuar tretman mjekësor.
Një rast i ngjashëm ka ndodhur edhe në Podujevë.
Atje, një person i gjinisë mashkullore ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga një person i gjinisë mashkullore. Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor.
Me vendim të prokurorit i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt.
Rasti ka ndodhur të premten rreth orës 22:00.
Po ashtu, të premten pak para mesnatës, një person i gjinisë femërore ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga i dyshuari, i cili është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.