Gratë e rrezikuara në punë

Në emisionin “Kallxo Përnime” po transmetohet hulumtimi për shkeljen e të drejtave të punëtorëve nga një kompani që të punësuar ka gra.

KALLXO.com ditë më parë kishte pranuar një informatë për shkeljen e të drejtave të punëtorëve dhe Ligjit të Punës nga një kompani në Vushtrri, ndërsa pas vërtetimit të këtij raportimi informohet edhe Inspektorati i Punës.

Dy inspektorë shkojnë në kompani për të kryer inspektim.

Inspektorët marrin në pyetje punëtorët se a kanë kontratë pune, a shfrytëzojnë pushimin vjetor, a paguhen për orët shtesë dhe sigurinë e tyre në vendin e punës.

Disa nga punëtorët deklarojnë që përkundër që punojnë disa vite në kompani nuk kanë kontratë pune.

Ndërsa pronari nuk prezanton as vendimet për pushimet vjetore apo certifikatën për siguri në punë.

Sipas Ligjit të Punës çdo punëtor duhet të ketë kontratën e punës ndërsa kompania duhet të paguajë për çdo orë shtesë.